Hoti u takua me përfaqësuesin e FMN-së, Frank Lajkwik
Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Financave, Avdullah Hoti,ka takuar edhe përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Frank Lajkwik.
Ministri Hoti, gjatë takimit e falënderoi z. Lajkwik për punën, kontributin si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovë, i bindur se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FMN-së dhe Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit Ministri Hoti e njoftoi Lajkwik për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Ministrisë së Financave në zbatimin e rregullës fiskale dhe stabilitetit makro-fiskal. Ndërsa përfaqësuesi i FMN-së Lajkwik, uroi ministrin Hoti për pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.