15 Nëntor 2024

Hoti: Të hyrat e përgjithshme buxhetore rriten për 11.4%

Gjilan, 18 shkurt -  Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, vizitoi sot Zyrën rajonale të Administratës Tatimore në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite Ministri Avdullah Hoti u takua me zyrtarët e lartë të Zyrës rajonale të Administratës Tatimore në Gjilan, me të cilët diskutoi për të arriturat dhe sfidat e Zyrës rajonale të ATK-së në Gjilan gjatë vitit 2015 por edhe gjatë vitit 2016.

Në këtë takim Ministri Hoti përgëzoi të gjithë punonjësit në Administratën Tatimore të Kosovës për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2015 dhe gjatë muajit janar 2016.

Ministri Avdullah Hoti me këtë rast prezantoj edhe Raportin mbi Përformancen e të Hyrave dhe Shpenzimeve Buxhetore për muajin janar të këtij viti, ku bëri të ditur se “të hyrat e përgjithshme buxhetore janë rritur me 11.4% krahasuar me janarin e vitit të kaluar, të shtyra kryesisht nga aktiviteti i shtuar ekonomik gjatë këtij muaji\".

“Të hyrat e arkëtuara në vend kanë regjistruar rritje mesatare prej 7.0%, rritje kjo e cila reflekton aktivitetin e tremujorit të fundit të vitit 2015, ku vlen të theksohet se përveç aktivitetit të shtuar ekonomik, kësaj rritjeje të të hyrave mund t’i ketë kontribuar edhe përshkallëzimi i TVSH-së, përkatësisht rritja e normës standarde të TVSH-së në 18%” , shtoi ministri Avdullah Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Të hyrat nga taksat kufitare gjatë muajit janar arritën në 52.3 milionë euro apo 104.4% të planifikimit për këtë muaj, ndërsa krahasuar me janarin e vitit të kaluar kjo vlerë përfaqëson një rritje prej 10.3%. Kjo vlerë është e shtyrë kryesisht nga rritja e kërkesës vendore, megjithatë mund të jetë ndikuar edhe nga ndryshimet në normën e akcizës së disa produkteve që i nënshtrohen kësaj takse si dhe fillimi i implementimit të normës së përshkallëzuar të TVSH-së, ku vlen të theksohet se rritja e të hyrave kufitare ka qenë e mbështetur nga rritja e sasisë së naftës së importuar, edhe përkundër tendencës rënëse në çmimet e naftës. Vlera totale e të hyrave nga ky produkt ka rritur në 12.5 milionë euro apo 52.5% e të hyrave totale nga taksa e akcizës për këtë muaj.

Rritje të konsiderueshme (prej 6.5%) kanë shënuar të hyrat nga importi i duhanit, rritje kjo e ndikuar në masë të madhe edhe nga rritja prej 3€ e akcizës në duhan e cila ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti. Të hyrat e arkëtuara në vend kanë regjistruar rritje mesatare prej 7.0%, rritje kjo e cila reflekton aktivitetin e tremujorit të fundit të vitit 2015. Vlen të theksohet se përveç aktivitetit të shtuar ekonomik, kësaj rritjeje të të hyrave mund t’i ketë kontribuar edhe përshkallëzimi i TVSH-së, përkatësisht rritja e normës standarde të TVSH-së në 18%”.

“Të hyrat tjera jo-tatimore  që përshijnë të hyrat jo-tatimore dhe vetanake të nivelit qendror, të hyrat vetanake të nivelit lokal, të hyrat nga tantiema dhe të hyrat nga taksa koncesionare, vazhdojnë të karakterizohen me nën-realizim në raport me planifikimin për këtë kategori. Megjithatë, krahasuar me janarin e vitit 2015, këto të hyra u rritën për 29.9% rritje kjo e cila është e shtyrë kryesisht nga pagesa e këstit të parë të tantiemës, e cila gjatë vitit 2015 u pagua më vonë” , shtoi ministri Avdullah Hoti.

Ndërsa, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovë Sakip Imer theksoi se “në muajin janar të këtij viti kemi një rritje të dukshme të të hyrave krahasuar me muajin janar të vitit paraprak, ku kemi një realizim prej 43.8 milion euro”.

Ai gjithashtu shtoi se viti 2016 do të jetë një vit me plot sfida duke përfshirë realizimin e planit të të hyrave dhe planeve operative  për vitin 2016.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)