15 Nëntor 2024

Hoti takoi Hans - Joachim Fuchtel

Prishtinë, 20 janar - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti  sot në takim Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë  Hans – Joachim Fuchtel.

Me këtë rast, ministri i Financave Avdullah Hoti falënderoj z. Hans – Joachim Fuchtel për vizitën dhe njëherit u shpreh mirënjohës ndaj Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, si një ndër donatorët më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Ministri Avdullah Hoti e njoftoi Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë Hans – Joachim Fuchtel, për Marrëveshjen Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe  Qeverisë Federale të Republikës së Gjermanisë, ku sipas tij “Negociatat mes të dy ekipeve kanë përfunduar në muajin shtator 2015 dhe drafti është përcjell në BMZ për konfirmim final, para se të fillojmë me ndjekjen e procedurave për autorizim për nënshkrim të saj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret nënshkrimin e kësaj marrëveshje me shpresën se nuk do të ketë nevojë që të nënshkruhen Marrëveshjet për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitin respekti, pasi që procedurat të cilat duhet të ndiqen për to, janë duke shkaktuar shumë vonesa në implementimin e projekteve. Gjithashtu në takimin e fundit konsultativ në mes të dy Qeverive në vitin 2015, jemi pajtuar që konsulta të mbahen në baza dy vjeçare duke filluar nga viti 2017”, ka shtruar ministri Hoti.

Ministri Avdullah Hoti tha se “Duke pasur parasysh se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijes paraqet ende problem për qytetarët e Kosovës, financimi i projekteve që do të kontribuonin në përmirësimin e kësaj gjendje është shumë i mirëseardhur. Zgjidhja e këtij problemi paraqet gjithashtu një ndër kushtet që duhet të plotësohen për anëtarësim në BE. Qeveria e Gjermanisë e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës vazhdimisht në këtë sektor përmes investimeve në komponentë të ndryshëm, ku vlen të theksohet kontributi i Qeverisë gjermane për  Kosovën në projektin e Interkoneksionit  me Shqipërinë, mbështetja në Termokos, ujë të pijshëm  dhe shumë projekte të tjera”.

Ndërsa, sa i përket situatës ekonomike në vend, Ministri Hoti theksoi se rritja ekonomike në Republikën e Kosovës është mbi mesataren e rajonit, në vitin 2015 rritja ekonomike ishte rreth 3.8%, kurse në periudhën afat mesme 2016-2018 presim një rritje 4.4%.

“Qeveria e Kosovës për vitin 2016 do të jetë e fokusuar në luftën kundër ekonomisë jo formale e cila po pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës, për këtë presim edhe ndihmën e partnerëve  tanë”, ka shtruar ministri i Financave Avdullah Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)