Hoti takohet me Ambasadorin e ri amerikan Greg Delawie
Prishtinë, 31 gusht Ministri i Financave Avdullahu Hoti është takuar sot në takim kurtuazie me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawie, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi njoftues, ministri Hoti e uroj ambasadorin Delawie për mandatin e tij të ri, si dhe e falënderoi për mbështetjen e përhershme dhe të pa kursyer të ShBA-së dhënë Kosovës dhe në veçanti Ministrisë së Financave. Me këtë rast ministri Hoti shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave të thellojë bashkëpunimin edhe më tej .
Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi ministrin Hoti për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.