Hoti: Rritja ekonomike është me trend rritës
Prishtinë, 12 prill - Ministri i Financave (MF), Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do ti trajtojë me kujdes rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas tij, programi i Qeverisë së Kosovës me FMN-në, që ka filluar vitin e kaluar, i ka sjellë Kosovës stabilitet ekonomik dhe financiar.
Ai ka theksuar se rritja ekonomike është me trend rritës. Vitin 2015 u mbyll me 3.6 për qind rritje ekonomike. Investimet e jashtme u trefishuan, kreditë u rriten ndjeshëm dhe kishte rënie të kredive te këqija.
\"Numri i bizneseve dhe punësimi u rriten. Programi me FMN-në ka kontribuar në rritjen e konfidences së bizneseve dhe investitorëve të jashtëm në ekonominë vendore. Në veçanti u rrit gatishmëria e bankave zhvillimore për të financuar projekte zhvillimore të Qeverisë së Kosovës. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me ketë program dhe do të trajtojmë më shumë kujdes rekomandimet e FMN-së, ka shkruar Hoti në profilin e vet në Facebook.