16 Nëntor 2024

Hoti: Qeveria ka kursyer 11 milionë euro

Prishtinë, 10 maj - Ministri i Financave (MF), Avdullah Hoti, ka deklaruar se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Qeveria Mustafa ka shpenzuar 13% më pak në mallra dhe shërbime, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Qeveria po ashtu ka shpenzuar 5 % më pak në paga dhe mëditje krahasuar me planin e shpenzimeve. Në total, janë kursyer 11 milionë euro. Kjo është bërë e mundur nga masat që kryeministri Mustafa ka ndërmarrë sa i përket: racionalizimit të udhëtimeve jashtë vendit, reduktimin drastik të përdorimit të veturave zyrtare dhe hapjes së ankandit për shitjen e disa veturave zyrtare, kontrollin e shpenzimeve për mëditje shtesë dhe masa të tjera”, ka shkruar Hoti, në profilin tij social “Facebook”.

Sipas tij, kursimet do të vazhdojnë më tutje.

“Masa të tjera po përgatiten për këtë qëllim, të cilat do të bëhen të ditura për të gjitha organizatat buxhetore. Nëpërmjet rritjes së të hyrave dhe kursimeve do të bëhet e mundur të plotësohen shumë kërkesa për financim të grupeve të veçanta të shoqërisë”, ka thënë ai, duke shtuar se bashkë me buxhetin e vitit 2016 do të zhvillohen mekanizma për kontroll të shpenzimeve nga niveli i programeve dhe nën-programeve brenda organizatave buxhetore, mandej normativat për shpenzime për secilën veturë zyrtare, për secilin nëpunës, zyrë, njësi dhe departament.

“Kjo qasje mundësojë që kemi kontroll dhe informata të plotë dhe detale deri në nivelin më të ulët të shpenzimeve. Askush nuk do të mund të fshihet pas shifrave të përgjithshme. Secili zyrtar dhe organizatë buxhetore, dhe sidomos zyrtarët mbikëqyrës, do të marrin përgjegjësinë për shpenzimet e krijuara, të cilat shpenzime do të mund të arsyetohen vetëm me rezultate përkatëse. Këto masa do të na mundësojnë që të rrisim pagat, subvencionet, ndihmat sociale, pensionet, mbështetjen për bujqësi”, ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)