15 Nëntor 2024

Hoti: Qeveria ka bërë progres në Menaxhimin e Financave Publike

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe SIGMA (Përkrahja për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit), me temën  “Sfidat në Reformat e Administratës Publike në vendet e Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Paris. 

Në prezantimin e tij,  Ministri Hoti foli për rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushën e Administratës Publike, në veçanti për reformat në fushën e Menaxhimit të Financave Publike dhe lidhshmërinë e reformave me prioritetet dhe  politikat afat-mesme të Qeverisë, ku potencoi se Qeveria e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë drejtim, gjithashtu Ministri i  informoj të pranishmit rreth progresit në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin katërvjeçar të Qeverisë si dhe lidhshmërinë e gjitha këtyre dokumenteve strategjike me planifikimin fiskal dhe implementimin e tyre përmes buxheteve vjetore të Qeverisë.

Ministri Hoti  gjithashtu i  informoi  të pranishmit mbi  ndryshimet e suksesshme në procesin dhe kualitetin e vlerësimit të ndikimit buxhetor të të gjitha iniciativave të reja të Qeverisë, ku prej fillimit të implementimit të Udhëzimit të ri Administrativ dhe Manualit përcjellës, të gjitha inputet e reja që kalojnë përmes aprovimit në Qeveri janë të një kualiteti shumë më të mirë, duke informuar në tërësi vendimmarrësit mbi implikimet buxhetore e fiskale të të gjitha iniciativave që prezantohen në Qeveri për aprovim. Kjo ndihmon në masë të madhe në prioritizimin e iniciativave dhe reformave, varësisht nga mundësit buxhetore të vendit.

Ai gjithashtu theksoi se një fushë tjetër me rëndësi e cila lidhet me transparencën dhe përgjegjësinë në menaxhimin e financave publike, ka të bëjë me projeksionet ekonomike e fiskale ku tha se Ministria e Financave ka ngritur nivelin e transparencës duke i bazuar këto projeksione tërësisht në variabla ekonomike,  të lidhura me supozime reale.

Në të njëjtën kohë, Ministri Hoti foli edhe rreth fushave që kërkojnë një vëmendje të shtuar në periudhat e ardhshme, për përmirësime të mëtutjeshme si për nevojën e buxhetimit të bazuar në performancë, përmirësimin e monitorimit të ekzekutimit të buxhetit, përmirësimin e kapaciteteve për planifikimin e investimeve publike, etj.

Në fund, Ministri Hoti falënderoi të pranishmit, e në veçanti organizatorët për punën e tyre në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të praktikave në fushën e menaxhimit të financave publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe zyrtarë të lartë të OECD-së, Komisionit Evropian dhe SIGMA-s.

Ministri Avdullah Hoti u takua edhe me Senatorin Francez Alan Richard, i ngarkuar për çështje ekonomike për Ballkanin perëndimor të cilin e informoi për zhvillimet buxhetore në Ministrinë e Financave si dhe për ndryshimin e ligjeve tatimore të cilat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të të bërit biznes, si i vetmi kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërsa, Senatori Richard  shprehi përkrahjen e tij për proceset dhe hapat e Qeverisë së Kosovës për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)