Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar të ndihmoj zhvillimin e biznesit në vend
Prishtinë, 28 korrik - Ministri Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizitoi edhe Komunën e Ferizajt ku u takua me kryetarin e kësaj komune Muharrem Sfarqa ku edhe u njoftua nga Kryetari Sfarqa për zhvillimet ekonomike, të arriturat në inkasimin e borxheve të akumuluara vite më parë si dhe për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune.
Me këtë rast Ministri Hoti tha se Komuna e Ferizajt është shembull për të mirë edhe për komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet biznesi nga udhëheqësit komunalë dhe po ashtu ai shprehi përkrahjen e tij për kryetarin Sfarqa për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në këtë Komunë.
Gjatë qëndrimit të ministrit Hoti në Ferizaj së bashku me Kryetarin e kësaj Komune Muharrem Sfarqa dhe drejtorin e ATK-së Sakip Imeri vizituan edhe Kompanintë Eurometal dhe Ferplast ku u njoftuan nga afër për prodhimet e tyre, tregun e punës së tyre si dhe plasimin e prodhimeve të tyre jashtë Kosovës.
Me këtë rast ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj që të krijojë kushte sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovë.
Po ashtu Ministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizituan edhe Regjionin e ATK-së Ferizaj ku u pritën nga menaxheri i këtij regjioni Avdi Jakupi nga i cili edhe u njoftuan për zhvillimet në ATK në Regjionin i Ferizajt, ku sipas të cilit ATK në Ferizaj po shënon suksese të njëpasnjëshme e sidomos në qasjen e re atë të edukimit të tatimpaguesve për njohjen e legjislacionit tatimorë të Kosovës ku ky edukim po ndikon pozitivisht edhe në të hyrat tatimore.
Ndërsa ministri Avdullah Hoti u shpreh para të pranishmëve se Informatat nga Menaxheri Jakupi janë shumë inkurajuese dhe ju përgëzoj për rezultatet e arritura.
Ai gjithashtu tha se suksesi arrihet vetëm duke i edukuar tatimpaguesit sepse ky është edhe objektiv i ri Qeverisë së Kosovës për ti sqaruar bizneset për formën dhe mënyrën e trajtimit të ligjeve.
Gjithashtu ministri Hoti kërkoi nga të pranishmit që të punohet edhe në fushën e fiskalizimit si mjeti më i mirë për të luftuar ekonominë joformale në Kosovë.