08 Nëntor 2024

Hoti: Qeveria e gatshme të përkrah komunën e Rahovecit

Rahovec, 20 shtator - Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, kanë vizituar sot komunën e Rahovecit, ku janë pritur në  takim nga kryetari i kësaj komune Idriz Vehapi.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti i vlerësoj lartë të arriturat që ka bërë ndër vite kjo komunë, sidomos në zhvillimin e kulturave bujqësore, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ai gjithashtu shprehi gatishmërinë dhe përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për komunën e Rahovecit në realizimin e projekteve kapitale të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i falënderoi Ministrin Hoti dhe Ministrin  Shala për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti për mbështetjen në  realizimin e projekteve kapitale.

Gjatë vizitës në komunën e Rahovecit, ministri Avdullah Hoti, ministri Kujtim Shala, zëvendësministri Bajram Gecaj dhe kryetari Idriz Vehapi inspektuan punimet që po zhvillohen në Palestrën e Sporteve në këtë qytet, ku u shprehën se duhet të rritet  dinamika e punimeve në këtë palestër e cila sa më  shpejt  të jetë në funksion të qytetarëve të kësaj komune.
                                                                                                          

Me këtë tast, ministrat e Kabinetit të Qeverisë së Kosovës, shprehën edhe një herë gatishmërinë e Qeverisë për të përkrahur Komunën e Rahovecit, por edhe komunat tjera, në zhvillimin e sportit dhe kulturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)