14 Nëntor 2024

Hoti priti në takim Ministrin pa portofol Rasim Demiri dhe deputeten Duda Balje

Prishtinë, 20 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim  Ministrin pa portofol të Qeverisë së Republikës së Kosovës Rasim Demiri dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, të cilët i njoftoi  ata për rishikimin e Buxhetit për vitin 2016 dhe tha se do të trajtohen të gjitha kërkesat e Organizatave Buxhetore duke përfshirë edhe kërkesat e minoriteteve, gjithmonë duke pasur parasysh mundësit buxhetore.


Ndërsa, Ministri pa portofol i Qeverisë së Kosovës Rasim Demiri dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, shprehën nevojat e komuniteteve pakicë në Kosovë për financimin e projekteve të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të këtyre komuniteteve, por gjithashtu edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)