Hoti priti në takim kryetarin e Komunës së Graçanicës
Prishtinë, 26 janar - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim kryetarin e Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostić, me të cilin diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit të Komunave të Republikës së Kosovës me nivelin qendror, respektivisht Ministrinë e Financave.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua për ngritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale ndaj qytetarëve, për inkasimin e tatimeve komunale me theks të veçantë tatimin në pronë si dhe për realizimin e projekteve të parapara me buxhetet komunale.