Hoti priti në takim Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur
Prishtinë, 20 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur i kryesuar nga Prenk Gjetaj, kryetar i këtij Komisioni. Në këtë takim u bisedua për vështirësitë për gjetjen e të zhdukurve dhe funksionimin e Komisionit për të Pagjeturit në Kosovë.
Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për numrin e personave të pagjetur ku sipas përfaqësuesit të Komisioni është 1665 persona të pa gjetur, për të cilët nuk ka të dhëna se ku gjenden, po ashtu gjendja sa shkon e vështirësohet, pasi çdo ditë gjurmët po humbin dhe po bëhet më e vështirë gjetja e tyre.
Gjithashtu palët në këtë takim u dakorduan se funksionimi edhe në të ardhmen i këtij Komisioni është i domosdoshëm dhe se mbështetja buxhetore nga ana e Qeverisë nuk do të mungoj deri në zbardhjen përfundimtare të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.