14 Nëntor 2024

Hoti priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, O’Connell

Prishtinë, 2 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, më të cilin diskutoi për procesin e  themelimit të Agjencisë për Tatime dhe Doganë të Kosovës (ATDK), si një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Programin Qeverisës 2015-2018.

Ministri Hoti duke falënderuar Ambasadën e Britanisë së Madhe e në veçanti Ambasadorin O’Connell për ndihmën e dhënë në procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme, e njoftoi atë edhe me procesin e deritanishëm në themelimin e kësaj Agjencie dhe për hartimin e draftit të Ligjit për Agjencinë për Tatime dhe Doganë e Kosovës, dhe për konsultimet e deritanishme me të gjitha palët e interesit gjatë hartimit të këtij draft ligji dhe për proceset tjera.

Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson për ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit për Ministrinë e Financave në veçanti për themelimin e kësaj Agjencie, si një proces shumë të rëndësishëm sidomos në reformën e administratës publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)