Hoti priti në takim Ambasadorin austriak Gernot Pfandler
Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kurtuazie Ambasadorin e ri austriak në Prishtinë Gernot Pfandler, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Në këtë takim njoftues, ministri Hoti e njoftoi Ambasadorin Pfandler për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes si dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.
Ministri Avdullah Hoti falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e përhershme që shteti i Austrisë i ka dhënë Kosovës dhe shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional.
Ndërsa, Ambasadori austriak Gernot Pfandler, e falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.