17 Nëntor 2024

Hoti premton krijimin e një klime sa më të mirë për të bërë biznes

Prishtinë, 12 janar - Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, ku biseduan për gjendjen aktuale biznesore në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Ministri Hoti falënderoj Shahini për angazhimin e tij në përkrahje të bizneseve  dhe shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për bashkëpunim më të thellë  me AKB-në.

Ai gjithashtu theksoi se së bashku me përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë do të angazhohet për krijimin e një klime sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë, e cila na shpie drejtë zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa, nga ana e tij Shahini uroj Ministrin Hoti për funksionin e ri dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të cilin e drejton për bashkëpunim dhe mbështetje dhe theksoj se AKB-ja do të jetë përkrahëse e vendimeve të cilat na qojnë drejtë zhvillimit të biznesit dhe luftimit të ekonomisë jo formale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)