08 Nëntor 2024

Hoti: Pensionistët e Kosovës meritojnë trajtim të veçantë

Prishtinë, 8 shtator - Ministri i Financave Avdullah Hoti u takua sot me  përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës,  ku u prit nga kryetari i kësaj shoqate Shaban Kajtazi  dhe anëtarë të kësaj shoqate. Gjatë takimit u diskutua për kushtet e pensionistëve në Kosovë, për ofrimin e shërbimeve dhe për pensionistët me nevoja të veçanta.

Gjatë takimit ministri i Financave Avdullah Hoti duke i falënderuar për respektin dhe mirënjohjen ndaj tij u shpreh se ne nuk kemi bërë asgjë më shumë përveç se e kemi kryer dhe po kryejmë obligimet të cilat është dashur të kryhen më herët.

Gjithashtu Ministri Hoti i njoftoi ata se në takimet e ardhshme me FMN-në do të diskutoj për gjendjen e pensionistëve  si një kategori e cila meriton një trajtim të veçantë.

Ndërsa sa i përket përkrahjes nga Qeveria, Ministri Hoti u shpreh se ju keni pritur qe 17 vite dhe sot po trajtoheni në mënyrë të merituar dhe dinjitoze. Përveç kësaj ne do të shohim që të ju ofrojmë edhe përkrahje të tjera së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës  Shaban Kajtazi në emër të kësaj Shoqate i ndau mirënjohje ministrit Avdullah Hoti për kontribut dhe humanitet dhe tha se ne sot falë jush  gëzojmë të drejta më shumë por edhe kemi një trajtim krejt tjetër nga Qeveria. Bashkëpunimi  ynë me ju do të vazhdoj edhe në të ardhmen ku edhe do të diskutojmë për nevojat  e pensionistëve, në veçanti kategoria e  cila ka nevojë për një kujdes më të shtuar mjekësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)