08 Nëntor 2024

Hoti: Pakoja fiskale mbështetje e fuqishme për bizneset

Prishtinë, 13 janar - Ministri Financave Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Ramiz Kelmendi dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami u takuan sot me përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ku diskutuan për propozimet për politikat e reja fiskale.
 
Në këtë takim u diskutuan edhe masat e pakos së re fiskale dy, ku Ministri Avdullah Hoti,  Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe Ministrja Bajrami theksuan rëndësinë që ka implementimi i këtyre masave për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, rritjen e punësimit si dhe për rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të vendit dhe përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.
 
Ndërsa përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve u shprehën të kënaqur për përkrahjen që po ju ofron Qeveria përmes politikave fiskale si atë të vitit të kaluar por edhe me ndryshimet e reja që pritet të ndodhin  gjatë këtij viti përmes Pakos së re fiskale. Gjithashtu përfaqësuesit e prodhueseve të Kosovës dhanë  propozimet e tyre për pakon e re fiskale 2.0.
 
Ministri Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe Ministrja Hykmete Bajrami u zotuan se të gjitha propozimet që vijnë nga komuniteti i biznesit do të shqyrtohen dhe do të shikohet mundësia për përfshirjen e tyre në pakon e re fiskale në mënyrë që ti paraprijnë përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes në vend, ata gjithashtu theksuan se Qeveria e Kosovës do të angazhohet që bizneset vendore të jenë në gjendje të konkurrojnë si biznese të barabarta në tregun ndërkombëtarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)