07 Nëntor 2024

Hoti nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Transferimin e Çmimit

Prishtinë, 20 korrik - Ministri i Financave Avdullah Hoti sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ MF-02/2017 për Transferimin e Çmimit, Udhëzim i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin dhe zbatimin e transferit të çmimeve në përputhje me dispozitat e nenit 27 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të zbatueshme për transaksionet e kontrolluara në mes të palëve të lidhura, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore.

Vlen të theksohet se nëpërmjet këtij Udhëzimi Administrativ modernizohet rregullativa e transferit të çmimit, meqë ky Udhëzim Administrativ është në masë të madhe në përputhje me udhëzuesit e OECD-së dhe rregullativën përkatëse të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, Ministria e Financave ka zhvilluar një fazë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të konsultimeve me palët e interesit, me qëllim të adresimit të komenteve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)