16 Nëntor 2024

Hoti në takimet e rregullta vjetore të BERZH-ës

Tbilisi, 15 maj -  Delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave,  i kryesuar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilat po  zhvillohen në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të BERZH-ës ministri Hoti ka zhvilluar edhe  takime me presidentin e BERZH-ës  z.Suma Chakrabati, drejtorët e Konstituencës për Kosovë  z. Sean Donald dhe z. Ove Jensen,  me drejtorin Rajonal të BERZH-ës z. Massa Bernucci, si dhe me shefen e operacioneve të OFID-it znj. Anajulia Taylhardat.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth financimit të projekteve në sektorin e hekurudhës, rehabilitimit të rrugëve rajonale përkatësisht, rrugët rajonale Kijevë - Pejë, Pejë - Prizren, Ferizaj - Gjilan dhe Mitrovicë – Pejë, si dhe për lëshimin e garancionit për trafikun urban në Komunën e Prishtinës.

Ministri Hoti gjithashtu diskutoi edhe rreth zhvillimeve ekonomike-financiare në vend, adresimit të sfidave ndërlidhur me këtë fushë, asistencës teknike dhe çështjeve tjera të ngjashme.

Gjatë këtyre takimeve është vlerësuar progresi i arritur deri me tani në Kosovë si dhe janë dhënë zotime nga të gjitha këto institucionet për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Në takimin e Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri Hoti në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shprehi mbështetjen për strategjinë e re të BERZH-it, e cila përfshinë mbështetje më të madhe për sektorin privat dhe dialogun për politika ekonomike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)