15 Nëntor 2024

Hoti në Konferencën e OECD-së me Shtetet e Evropës Juglindore

Paris, 26 shkurt - Një delegacion i Republikës së Kosovës i përbërë nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryesuar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, po merr pjesë në  Konferencën e nivelit të lartë “Rritja e bashkëpunimit në mes të OECD-së dhe Evropës Juglindore”, e cila po mbahet sot në qendrën e  OECD - Organization for Economic Co-operation and Development  (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim), në Paris të Francës.
                                                  
Në këtë Konferencë po marrin pjesë Ministra dhe zyrtarë tjerë të lartë të Evropës Juglindore. Ministri i Financave Avdullah Hoti para pjesëmarrësve ka prezantuar sot një përmbledhje të bashkëpunimit të deritanishëm të Republikës së Kosovës me OECD-në, dhe ka diskutuar mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me këtë Organizatë.

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për idenë e krijimit të një forumi të nivelit të lartë për dialog ndërmjet shteteve anëtare të OECD-së dhe shteteve të Evropës Juglindore, duke konfirmuar rëndësinë që Qeveria e Republikës së Kosovës i kushton forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me OECD-në.

Ministri Hoti theksoi se bashkëpunimi ekzistues jep një orientim të mirë për avancim në të ardhmen.  “Kosova mund të përfitojë edhe më shumë nga qasja në ekspertizën e OECD-së mbi menaxhimin e financave publike, reformave të administratës publike, dhe të politikave sektoriale. Kjo i shton vlerë përkushtimit tonë për nxitjen e zhvillimit të sektorit privat”.

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, ministri Avdullah Hoti  është i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami dhe zyrtarët tjerë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Përveç pjesëmarrjes në Konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga OECD-ja, delegacioni i Kosovës po zhvillon edhe takime bilaterale me zyrtarë të lartë të OECD-së dhe të shteteve të Evropës Juglindore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)