Hoti në Bruksel takon Presidentin Daul
Temë e bisedave me kryetarin Daull do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.
Kandidati për kryeministër do të kërkojë përkrahjen e PPE-së dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës të Hotit për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.
PPE është grupi më i madh në Parlamentin e Bashkimit Evropian që ka dhënë përkrahje të fuqishme për Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Bruksel Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit.