14 Nëntor 2024

Hoti në Bruksel për Dialogun ekonomik dhe financiar

Bruksel, 25 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Belgjikë, ku po merr pjesë në  takimin e Dialogut ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, i cili po mbahet në Bruksel.

Në këtë takim, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “përgatitja e Programit të Reformës Ekonomike ka qenë një ushtrim i rëndësishëm që na ka shërbyer në dy aspekte.

Së pari, ai ka  ndihmuar në koordinimin dhe integrimin e  politikave të ndryshme sektoriale dhe proceset vendimmarrëse që lidhen me këto politika. Si Koordinator Kombëtar për Programin e Reformës Ekonomike, kam kënaqësinë të theksoj se rezultatet e këtij Programi tashmë kanë filluar të vërehen në ekonominë e vendit.  Dhe , së dyti, ky dokument ofron bazën mbi të cilën do të vazhdojnë diskutimet  për procesin e reformave që do ti ndërmerr Kosova për gjatë udhëtimit drejt integrimit në BE”.

”Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në adresimin e rekomandimeve të dalura nga ky proces. Përgatitja dhe zbatimi në tërësi i Programit të Reformave në Ekonomi, përbën një bazë të mirë për përshpejtimin e dialogut vjetor të politikave ekonomike dhe financiare ndërmjet  Kosovës dhe BE-së, një ushtrim ky që Qeveria e Kosovës është e angazhuar për ta forcuar edhe më tej. Njëkohësisht, ne mirëpresim mbështetjen e dhënë për të gjitha vendet e rajonit përmes OECD”, shtoi Ministri Hoti.

Ai gjithashtu prezantoi disa nga rezultatet pozitive që Qeveria e Kosovës i ka arritur në vitin e fundit, ku bëri të ditur se “Së pari dhe mbi të gjitha, financat publike vazhdojnë të mbesin të fuqishme dhe të zbatohen më tej, me mekanizma shtesë ligjore që sigurojnë këtë stabilitet.

Së dyti, pas një ngadalësimi ekonomik gjatë vitit 2014, aktivitetet ekonomike janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2015. Ne presim që ekonomia do të vazhdojë të rritet në periudhën afatmesme. Dhe, së treti, ne jemi të sigurt se përgatitja dhe zbatimi i reformave strukturore, të cilat janë pjesë e Programit të Reformës Ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm. Këto reforma, të paraqitura në këtë dokument, janë të bazuara siç duhet në të dhëna dhe prova”.

Në fund Ministri Hoti theksoi se “Reformat strukturore që burojnë nga ky Program janë bukur në përputhje me objektivat e përcaktuara në Strategjinë tonë Kombëtare për Zhvillim”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)