08 Nëntor 2024

Hoti ndryshon normën e Interesit për obligimet e papaguara tatimore

Prishtinë, 23 janar - Ministria e Financave ka bërë të ditur se nisur nga  zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit ligjore, Ministri i Financave Avdullah Hoti nxjerr vendim për ndryshimin e Normës për llogaritjen e Interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore.

\"Duke pasur parasysh se faktorët me të cilët lidhet  aplikimi i Normave të Interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore kanë ndryshuar gjatë vitit 2016,  bazuar në dispozitat e  paragrafit 4 të nenit 28 të Ligjit nr. 03/l-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat mund të nxjerr një vendim  të tillë për ndryshimin e normës (%) për llogaritjen e interesit, duke u bazuar në trendët e shkallëve të interesit të bankave tregtare dhe huadhënieve në Kosovë gjatë periudhës paraprake\", thekson MF

Bazuar në të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, normat e interesit kanë pësuar ndryshime të dukshme, ku norma mesatare e interesit në të gjitha llojet e kredive të dhëna për Korporatat jo-financiare (bizneset apo kompanitë) ka rënë për 1.17 pika të përqindjes; në 7.02% në mesatare nga 8.19% sa ishte vitin e kaluar. 

Duke pasur parasysh arsyeshmërinë e mësipërme për normat vjetor të Interesit për obligimet e papaguara tatimore të aplikuara deri më tani 8.40%, përkatësisht 1.20%, është bërë ndryshimi në:

- 7.80% vjetore - norma e lartë që aplikohet tek tatimpaguesit për obligimet e pa paguara dhe vonesat, apo 0.65% mujore;

- 1.44% vjetore - norma e ulët e aplikuar për rimbursimet e vonuara dhe ri-pagesat e tatimit të kontestuar të mbajtur nga ATK-ja  apo 0.12% mujore. 

Një harmonizim i tillë i normave do të siguronte një trajtim më të drejtë të bizneseve, meqë paraqet një lehtësim për ata tatimpagues që duan të përmbushin obligimin e vonuar ndaj ATK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)