Hoti merr pjesë në takimet vjetore të BERZH-ës
Prishtinë, 13 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij po qëndron për vizitë zyrtare në Gjeorgji, ku do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) , që do të mbahen më 13 16 maj 2015 në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Gjatë kësaj vizitë ministri Avdullah Hoti pritet të takohet me Presidentin e BERZH-it z. Suma Chakrabarti, me z. Sean Donlon dhe z. Ove Jensen përfaqësues të Konstituencës së BERZH-ës, pjesë e të cilës është Republika e Kosovës, si dhe do të takohet edhe me përfaqësues të OFID-it dhe përfaqësues të EIB-së.
Ministri Hoti gjatë kësaj vizitë do të merr pjesë edhe në sesionin e Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ku Ministri Hoti merr pjesë në cilësinë e Guvernatorit të Republikës së Kosovës në BERZH.