07 Nëntor 2024

Hoti: Krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm

Prishtinë, 25 maj - Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në Prizren se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm.

“Kjo është arsyeja pse ne i kemi dhënë prioritet zhvillimit dhe punësimit. Krahas kësaj do të zhvillojmë luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Vetëm një shoqëri që sundon ligji krijohen parakushte për zhvillim, punësim dhe jetë më të mirë për qytetarët”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se me pakon e kaluar fiskale janë gjeneruar 41 mijë vende të reja të punës, ndërsa me pakon e dytë e cila është e finalizuar, do të krijohen edhe 40 mijë vende të reja të punës në dy vitet e ardhshme të qeverisjes.

Ministri i Financave ka thënë se prioriteti Qeverisë në dy vitet e shkuara ka qenë lehtësimi i barrës fiskale për bizneset, të cilat kanë përfituar lehtësira tatimore në vlerë 50 milionë euro.

Hoti ka garantuar se si kryeministër i ardhshëm i vendit prodhimi vendor do të jetë prioritet në agjendën e shtetit.

“Kam filluar të mbledhë rreth vetes njerëz me potenciale të mëdha që mund ta zhvillojnë dhe ta çojnë vendin përpara. Sikur në të kaluarën do të jemi të pakompromis për luftimin e krimit dhe korrupsionit, të cilat e kanë frenuar zhvillimin”, ka thënë kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

Ai iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve pa dallim, që t\'i bashkohen projektit të LDK-së dhe partnerëve të saj, për ta zhvilluar Kosovën dhe për ta bërë një vend evropian.

Hoti ka lavdëruar komunitetin e biznesit në Prizren, për punën e tyre profesionale që po gjeneron të ardhura, taksa për shtetin dhe vende pune për qytetarët.

Pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj e ka quajtur Avdullh Hotin një njeri revolucionar për shkak që ishte gjithmonë në krah të bizneset duke marrë parasysh kërkesat e tyre.

“Gjatë kohës që ishte ministër, Hoti miratoi pakon fiskale që ndihmojë shumë bizneset në Kosovë. Ne kërkojmë që të aplikohet sa më shpejt edhe pakoja e dytë që ai tani e ka finalizuar”, ka thënë Piraj.

Alajdin Fusha nga kompania \"Abi\" e ka falënderoi ministrin Hoti për përkrahjen që ai u bëri atyre gjatë kohës sa ishte ministër i Financave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)