28 Dhjetor 2024

Hoti kërkon ngritje të performancës në ndërmarrjet publike

Prishtinë, 29 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot përfaqësuesit e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”, Sh.A., dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sh. A.,  me të cilët ka biseduar për sfidat me të cilat po përballen këto ndërmarrje, si dhe për aspektet zhvillimore të tyre. 

Me këtë rast, kryeministri Hoti ka theksuar nevojën që të gjitha ndërmarrjet publike në Republikën e Kosovës, e veçanërisht ato me rëndësi strategjike për vendin, siç janë “Ibër – Lepenc” dhe “Prishtina”, duhet të kenë menaxhim të mirëfilltë profesional në funksion të rritjes së performancës, efikasitetit dhe maksimizimit të të hyrave.

Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në rimëkëmbjen ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID -19. Njëkohësisht, ai vlerësoi se duhet përkushtim i të gjithëve pa përjashtim për përballimin e kësaj situate dhe menaxhimin sa më efikas për përmbushjen e objektivave të përcaktuara.

Ndërsa, përfaqësuesit e N. P. H. “Ibër – Lepenc”, SH.A., dhe KRU “Prishtina” e falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe e njoftuan atë për punët që janë duke u kryer në këto ndërmarrje, me qëllim të arritjes së synimeve për zgjerimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)