Hoti kërkon mbështetjen nga Banka Evropiane për Investime
Prishtinë, 6 prill - Gjatë vizitës në Luksemburg ministri i Financave Avdullah Hoti është pritur sot në takim nga zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Investime (EIB) Dario Scannapieco.
Me këtë rast, është diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, si dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe më tutje.
Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutua rreth Portfolios që ka Kosova me Bankën Evropiane për Investime, ku me këtë rast Ministri Hoti kërkoj mbështetjen edhe më tutje të Bankën Evropiane për Investime, me theks të veçantë për projektet që janë në kuadër të Klauzolës për Investime që përfshijnë projektet në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, në sektorin e shëndetësisë, në sektorin e ujërave, si dhe në sektorin e ngrohjes qendrore.