14 Nëntor 2024

Hoti: Kërkesat për zbatimin e Ligjit janë dhe do të jenë në vazhdimësi

Prishtinë, 21 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë Qendror të Prokurimit Mursel Rraci, ka mbajtur sot Konferencë për Media, ku e ka cilësuar si të pavërtetë dhe tendencioz shkrimin në Kohë Ditore, se gjoja Ministri i Financave bënë presion ndaj Drejtorit të AQP-së për nënshkrimin e Kontratave.

 

“Unë kam komunikim të rregullt ndërinstitucional, AQP-ja është brenda Ministrisë së Financave. Kam komunikim të rregullt me Drejtorin e AQP-së, konsultimet për zbatimin e ligjit, kërkesat e mija dhe çdo presion që e bëjë është vetëm për zbatimin e Ligjit, ndaj Drejtorit të AQP-së dhe ndaj secilit zyrtarë në Ministrisë e Financave dhe në të gjitha Agjencitë e Ministrisë së Financave”, tha ministri Hoti.

 

Ai gjithashtu theksoi se “Prezenca e Drejtorit të AQP-së këtu është argument më se i mjaftueshëm për të gjithë juve mediave,  qytetarëve dhe bizneseve  se nuk ka asnjë presion të asnjë forme. Ky shtet ka Ligje, ka rregullore që nuk lejojnë presionin ndaj askujt, por kërkesat për zbatimin e Ligjit janë dhe do të jenë në vazhdimësi për drejtorin dhe për të gjithë zyrtarët e AQP-së. Drejtori i AQP-së do ti zbatoj kompetencat e tij ashtu siç ja ka dhënë Ligji i Prokurimit”.

 

Në këtë Konferencë Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se “Kjo Qeveri ka për synim kursimin e Buxhetit, ruajtjen e Buxhetit dhe si rezultat për herë të parë ne vjet, në fillim të vitit, me kërkesë të drejtorit të AQP-së dhe në përputhje me Ligjin e Prokurimit, kemi aprovuar në Qeverinë e Kosovës Udhëzimin administrativ për prokurimet e centralizuara, pra po bëhet fjalë për muajt e parë të vitit 2015. Në bazë të cili Udhëzim janë identifikuar mallrat dhe shërbimet që prokurohen që kërkohen nga të gjitha organizatat buxhetore, dhe janë shpallur tenderët përkatëse për ato”.

 

“Ligji që ka qenë në fuqi në vitin 2015, e ka obliguar Ministrin e Financave që për kontratat për prokurime të centralizuara të nënshkruhen edhe nga Ministri dhe si rezultat unë kam nënshkruar 4 Kontrata para datës 21 janar 2016, mandej Ligji i Prokurimit ka ndërruar sepse  ka filluar prokurimi elektronik dhe është bërë një reformë shumë e madhe në Ligj, ku si rezultat pas datës 21 janar 2016, Ministri i Financave nuk ka kompetenca ligjore për të nënshkruar Kontratat e prokurimit të centralizuar. Pra , 4 i kemi nënshkruar deri tash, dhe janë disa të tjera që pas datës 21 janar kanë mbetur të panënshkruara, për të cilat ka obligim ligjorë Drejtori i AQP-së që ti nënshkruaj”, shtoi ministri Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)