08 Nëntor 2024

Hoti autorizohet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK

Prishtinë, nëntor - Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK-Linja e dytë kreditore për Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës.
 
Edhe Statuti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar. Statuti përcakton organizimin, të drejtat, detyrat, përgjegjësit dhe mënyrën e kryerjes së veprimtarisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
 
Qeveria ka ndarë mjetet financiare për të mbuluar obligimet e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që dalin nga pjesëmarrja në procesin e dialogut në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)