16 Janar 2025

Hong Kong një nga vendet më të shtrenjta për shitësit me pakicë

Hong Kong, 2 janar - Hong Kongu u njoh si tregu me qiratë më të larta për pasuritë e patundshme komerciale, thuhet në studimin e kompanisë konsulente ndërkombëtare në fushën e pasurive të palujtshme “CBRE Group, Inc” (CBRE).

\"Hong Kongu përfitoi nga lufta aktive e shitësve me pakicë ndërkombëtarë - veçanërisht në segmentet “e modës së shpejtë”, kozmetikës, prodhimeve të argjendarisë e orave si dhe veshjeve për klasën e mesme\", - njoftuan në kompani.

Gjithashtu ndër dhjetë qytetet më të shtrenjta, për sa i përket qirave në sferën e shitjeve me pakicë, renditet edhe Moska, ku në vitin 2012 më shumë se 15 brende (marka) ndërkombëtare hapën dyqanet dhe butique e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)