17 Maj 2024

Hollande, thirrje për krijimin e bonove të thesarit të Eurozonës

Paris, 22 maj - Ministrat e financave të Gjermanisë dhe Francës u takuan për të diskutuar pikëpamjet e tyre të ndryshme për rritjen ekonomike në Eurozonë dhe për zgjidhjen e krizës së borxhit.

Ministri gjerman i financave, Wolfgang Schaeuble priti homologun e tij francez Pierre Moscovici për bisedime në Berlin para një takimi jo zyrtar të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel të mërkurën.

Takimi mes shefave të financave të dy vendeve vjen ndërsa shtohen shenjat se qeveria gjermane është e izoluar në përqendrimin e saj tek masat e rrepta ekonomike, që kanë si synim shkurtimin e defiçitit tek qeveritë e goditura nga borxhi të Eurozonës.

Presidenti i ri francez Francois Hollande po bën thirrje për krijimin e bonove të thesarit të Eurozonës, të hedhura në treg nga Eurozona si  mënyrë për të forcuar rritjen ekonomike në gjithë rajonin dhe për të shkurtuar koston e huamarrjes për qeveritë më të dobëta.

Por Gjermania, vendi që ka ekonominë më të fuqishme të Eurozonës dhe me koston më të ulët të huamarrjes i ka rezistuar me kohë shitjes së letrave me vlerë të Eurozonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)