15 Janar 2025

Hollande: Shumë pranë fundi i krizës së borxhit

Paris, 18 tetor - Presidenti francez Francois Hollande tha se fundi i krisës së borxhit të eurozonës është shumë pranë, por vazhdojnë shqetësime të thella financiare për Greqinë dhe Spanjën përpara takimit të nivelit të lartë të BE-së.
 
Hollande u tha disa gazetave evropiane sot se udhëheqësit e kontinentit në takimin e nivelit të lartë në qershor hodhën bazat për një bashkim banker të 17 vendeve të eurozonës dhe ndalën shqetësimet për shpërbërjen e eurozonës.  
 
Por ai shtoi se ka ende punë për t\'u bërë dhe se drejtuesit e kontinentit duhet të miratojnë shpenzime të reja dhe kontrolle bankare deri në fund të vitit. Drejtuesit e BE-së takohen të enjten dhe të premten në të parin e tre takimeve të nivelit të lartë që kanë planifikuar gjatë dy muajve të ardhshëm për të shqyrtuar hollësitë e planit.
 
Dy çështje madhore mbizotërojnë takimin e Brukselit.
 
Greqia dhe huadhënësit ndërkombëtar nuk kanë rënë ende dakort për kushtet e planit të ri të masave shtrënguese që kreditorët kërkojnë para se qeverisë greke t’i lëvrohet kësti tjetër i ndihmës. Greqia thotë se ka nevojë për paratë në fillim të muajit të ardhshëm. 
 
Në Madrid, udhëheqësit e qeverisë spanjolle po shqyrtojnë mundësinë e kërkesës së një pakete shpëtimi, ose të një linje krediti për shpenzime emergjente të nevojshme. Zyrtarët spanjoll thanë se do të marrin një vendim gjatë javëve të ardhshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)