Hollande parashikon 0.8% rritjen ekonomike në 2013-n
Paris, 11 shtator - Presidenti francez Francois Hollande uli parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin e ardhshëm.
Ai e zbriti në 0.8 për qind parashikimin për rritjen ekonomike nga 1.2 për qind që ishte më herët.
\" I kërkova qeverisë që të hartojë buxhetin e 2013-s mbi një parashikimin realist rritjeje që do të jetë nën 1 për qind, 0.8 për qind me shumë gjasa, sepse unë nuk dua që dikush të mendojë se shteti është duke përgatitur buxhetin e tij me një supozim i cili do të qëllojë i gabuar.\"
Hollande gjithashtu premtoi se brenda dy vjetësh Franca do të kalojë çrregullimet fiskale.