Hollande kërkon masa për të forcuar rritjen ekonomike
Paris, 13 mars - Presidenti francez Francois Hollande kërkoi marrjen e masave të nevojshme për të nxitur për harmoninë, përmirësimin e investimeve dhe rritjen e sigurisë, gjatë një takimi me udhëheqësit Socialdemokratë të Europës,
\"Socialdemokratët duhet t\'u përgjigjen emergjencave dhe të përgatisin ë ardhmen e Europës\", tha Hollande pas një takimi jozyrtar në Paris.
\"Me siguri do të ketë shumë nisma pas referendumit britanik, që pavarësisht vendimit, ne dëshirojmë që Britania të qëndrojnë në BE. Duhen marrë një sërë vendimesh për të ndryshuar disa procedura dhe për t\'u përgatitur për të ardhmen me më shumë integrim në eurozonë,\" shtoi ai.
Duke folur për krizën e emigrantëve, Hollande kërkoi garantimin e sigurisë së kufijve të jashtëm për të frenuar flukset e emigrantëve dhe për të shmangur mbylljen kufijve kombëtarë të cilët mund të ndikojnë zonën e hapur Shengen, një nga shtyllat e krijimit të Bashkimit Europian.