30 Janar 2025

Hollande: Duhet të mbështesim rritjen ekonomike

Paris, 13 shkurt - Presidenti francez, François Hollande u shpreh të martën se 27 vendet e BE-së kishin arritur ditën e premte, në samitin që u zhvillua në Bruksel, marrëveshjen më të mirë të mundshme mbi buxhetin evropian për periudhën 2014-20 duke pasur parasysh krizën aktuale ekonomike.

"Marrëveshja, që sipas kontekstit që ne njohim, ishte më e mira e mundshme si nga shpenzimet, 960 miliardë euro ashtu edhe në mbështetje të rritjes ekonomike apo të politikës së përbashkët bujqësore", deklaroi presidenti gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker.

"Gjatë vitit 2013, që do të jetë ende i vështirë, ne duhet të mbështesim për aq sa është e mundur, rritjen ekonomike dhe duhet të punojmë me vendosmëri", theksoi Hollande duke e konsideruar Juncker partner, mik i cili ka bërë shumë për Bashkimin Evropian dhe për Eurogrupin, ku sapo është larguar nga presidenca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)