Holandë, në 2011 falimentimet e firmave janë rritur në 9 për qind
Amsterdam, 1 janar - Edhe ekonomia e Holandës gjatë vitit 2011 ka pësuar dëme të mëdha por që nuk janë reflektuar shumë në mediat botërore.
Sipas një statistike të dhënë nga qeveria e këtij vendi, gjatë vitit 2011 falimentimet e ndërmarrjeve të ndryshme të Holandë kanë kapur shifrën në 9%.
Kjo statistikë është konsideruar një goditje e madhe në sektorin privat të ekonomisë holandeze e cila ka mundësi të vazhdojë edhe gjatë vitit 2012.
Kurse vendet e BE kanë ripërtërirë preferencat tregtare me Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2015, duke iu dhënë pothuaj të gjitha produkteve të rajonit qasje të lirë brenda bllokut në periudhën katërvjeçare.