14 Nëntor 2024

Holanda ofron asistencë teknike për Kosovën përmes FMN-së

Prishtinë, 15 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim ambasadoren e Holandës Gerrie Willems dhe përfaqësuesin e FMN-së Ruud Vermeulen , me të cilët diskutoi për proceset zhvillimore ekonomike në Kosovë.

Ministri Hoti duke falënderuar Ambasadën e Holandës dhe ambasadoren  Gerrie Williems për ndihmën e dhënë në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve.

Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit për procesin buxhetor, politikat fiskale, për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci te vetme, për zhvillimet ekonomike të vendit si dhe për masat të cilat janë marre për të  luftuar ekonominë jo formale, masa të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ndërsa, ambasadorja e Holandës Gerrie Willems  dhe përfaqësuesi i FMN-se Ruud Vermeulen  shprehën  gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar Kosovën  në proceset nëpër të cilat po kalon e në veçanti në fushën e statistikave, ku  ambasadorja e Holandës Willems  e njoftoi Ministrin Hoti për vendimin  e Holandës për të ofruar asistencë teknike për Kosovën përmes FMN – së, në fushën e financave dhe statistikave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)