Holanda konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën
Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli në vazhdën e takimeve njohëse ka pritur sot Ambasadorin e Holandës Robert Bosch, me çrast ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.
Ministri Ismajli ka falënderuar ambasadorin Bosch, për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, ndërsa ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së dhe projektet energjetike që janë në zhvillim e sipër.
Ismajli ka theksuar orientimet e MZHE-së për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, respektivisht zhvillimin e sektorit të energjisë dhe përmirësimin e performancës së Ndërmarrjeve Publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Nga ana e tij, ambasadori holandez, Robert Bosch ka uruar ministrin Ismajli për detyrën e re dhe ka konfirmuar se Holanda do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në arritjen e synimeve të saj, përfshirë zhvillimin ekonomik.