Hidhet shorti për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
Prishtinë, 18 qershor - Agjencia kundër korrupsionit do të organizojë sot një konferencën për shtyp ku do të prezantohet procesi i përfundimit të procesimit të të dhënave të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik si dhe do të hidhet shorti për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Ndryshe nga praktikat e viteve të kaluara sivjet bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për zyrtarët lartë public, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar nga ana e Agjencisë I nënshtrohen 20% -shi i numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.