18 Nëntor 2024

Hetohen bankat kryesore të Zvicrës

Bernë, 31 mars - Autoritetet zviceriane kanë bërë me dije se janë duke hetuar disa banka, duke përfshirë edhe bankat kryesorë të Zvicrës USB dhe Credit Sëisse, nën dyshimin se kanë manipuluar me tregun e këmbimeve valutore.

Hetimi përfshinë JPMorgan Chase, Citigroup, Barclays dhe Royal Bank of Scotland, e po ashtu edhe bankën kantonale të Cyrihut, ZKB por edhe grupin privat bankar Julius Baer, ka bërë me dije Komisioni i Konkurrencës (COMCO).

\"Ka indikacione se bankat kanë arritur marrëveshje për normat e monedhës\" tha COMCO, duke shtuar se ka dyshime që manipulimet kanë prekur normat e monedhave më të rëndësishme. 

Bankat dyshohen për shkëmbim të informacioneve të ndjeshme me njëra tjetrën dhe koordinimin e tyre në blerjen dhe shitjen e monedhave, si një përpjekje e përbashkët për të ndikuar në kursin e këmbimit.

Autoriteti i Konkurrencës i cili një hetim paraprak për këtë qështje e ka nisur në shtator të vitit të kaluar, nuk ka përjashtuar mundësinë, që pjesë e hetimit të jenë edhe bankat e tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)