Hetimi amerikan, kriza ekonomike e 2008-s e evitueshme
Washington, 28 janar - Një hetim amerikan fajësoi politikanët, bankierët dhe rregullat e dobët për krizën financiare të vitit 2008, e cila ishte tërësisht e shmangshme, u bë e ditur nga një komision hetimor amerikan gjatë ditës.
Në raport evidentohej se bankat ndërmorrën rreziqe financiare shumë të mëdha dhe injoruan rregulla të rëndësishme. Kriza ishte një rezultat i gabimeve njerëzore dhe i mungesës së veprimit, shkruhej në raport.
Drejtuesit financiarë të kompanive private dhe sektorit publik injoruan sinjalet e shumtë dhe nuk kuptuan në kohë rreziqet që po lindnin nga abuzimi me një sistem jetik për mirëqënien e amerikanëve.