Hedhet shorti për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
Prishtinë, 25 qershor - Agjencia kundër korrupsionit fton të gjitha mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Bazuar r në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për zyrtarët lartë publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar nga ana e Agjencisë I nënshtrohen 20% -shi i numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.
Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në objektet e Agjencisë sot dhe fillon në ora 11:00
Agjencia kundër Korrupsionit gjendet në rrugën Nazim Gafurri Nr. 31 Prishtinë.