22 Dhjetor 2024

Heater rikonfirmon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për BQK-në

Prishtinë, 10 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim, Richard Heater, Zyrtar Ekonomik dhe Tregtar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar, derisa Guvernatori Mehmeti ka thënë se sektori bankar, si komponentë kryesore e sistemit financiar në vend, ka luajtur dhe po luan rol shumë të rëndësishëm në përkrahjen e ekonomisë së vendit, duke vazhduar ritmin e rritjes së kreditimit dhe të ruajë shkallën e qëndrueshmërisë.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin që bashkëpunimi të avancohet edhe më tutje.

Nga ana tjetër, Heater falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e zhvillimeve në sektorin financiar dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për BQK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)