Haxhinasto kërkon anëtarësimin e Kosovës në BERZH
Prishtinë, 14 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, ka thënë se pavarësia e Kosovës ka ritur stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe se integrimimi gjithë vendeve të rajonit në strukturat euro atlantike është rruga më e mirë drejt prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit.
Duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Haxhinasto i kërkoi homologut të tij izraelit Avigdor Liberman mbështetjen e Izraelit për anëtarësimin e Kosovës në BERZH.
Ai vlerësoi rikonsiderimin e qëndrimit mbi Kosovën në respekt të vendimit të dhënë nga GJND, rezolutës së AP së së OKB së dhe njohjeve të reja të bëra së fundmi.
Në përgjigje Lieberman u shpreh se Izraeli mbëshetet anëtarësimin e Kosovës në BERZH