18 Nëntor 2024

Havolli: Është mirë që të mos llogaritet në mjetet e Trustit

Prishtinë, 29 maj - Ymer Havolli, kryesues i Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në një intervistë ekskluzive për portalin informativ standardi.eu thotë se mbi të gjitha duhet ruajtur interesi i kontribuuesve për kursimet e tyre në mënyrë që të kenë të ardhura sa më të mira në moshën e tyre të tretë.

Sipas Havollit, askush nuk duhet të llogarit në mjetet e Trustit, përveç asaj çka e thotë ligji.

"Sipas legjislacionit aktual, janë te përcaktuara mundësitë e investimeve sipas kritereve qe më se miri reflektojnë interesin e kontribuuesit si:  siguria dhe kthimi ne fitim."

"Aktualisht, mjetet e fondit mund te investohen në depozita në bankat komerciale në vend, të cilat nuk kanë shprehur interesim për të marrë mjete nga ne, si dhe, ne letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, instrument ky në të cilin kemi shprehur interesim të vazhdueshëm për të investuar dhe deri më tani shuma e investimeve në këtë instrument ka arritur ne 63,4 milionë Euro. Sa i përket alternativave tjera, korniza aktuale ligjore e kufizon këtë mundësi", ka theksuar ai.

Varësisht prej legjislacionit dhe kritereve të cekura si siguria dhe kthimi, bordi merr vendime mbi plasimin e tyre duke u kujdesur gjithmonë që më së miri të përfaqësojmë interesin e kontribuuesit.   

"Kursimet pensionale janë të individëve, ato janë kursime për moshën e tretë. Qëllimi i vetëm i fondit pensional është rritja e vlerës së shumës së kursyer në mënyrë që kjo shumë me rastin e pensionimit të jetë sa më e madhe."

"Prandaj Fondi i Kursimeve Pensionale ka strategjinë e investimeve në tregje të tregtueshme që ofrojnë mundësi për  përfitime më të mëdha. Po ashtu është mirë që të mos llogaritet në mjetet e Trustit, përveç asaj që parasheh ligji", thekson Havolli.

Ndryshe sipas tij deri para disa ditësh numri i llogarive nga të cilat janë tërhequr kursimet pensionale ka arritur 22,391. Rreth 25 për qind  tyre janë raste të kontribuuesve që kanë ndërruar jetë para se të tërhiqnin kursimet të cilat më pastaj janë trashëguar nga familjarët e tyre.

Shumica e 75 për qindëshit tjetër, që përbëhet nga vetë kontribuuesit, i kanë tërhequr mjetet me një pagesë të vetme meqë kanë pasur bilance të vogla në llogaritë e tyre të kursimeve; ndërkaq, 5,582 vetë i kanë tërhequr kursimet e tyre në faza.
 
Viti 2013 u përmbyll me rreth 450 mijë llogari në fond, prej te cilave 277,267 janë kontribuues aktiv, ndërkohë që për vitin 2014 kemi pasur kontribute aktive nga 247,163 individë.

Por në muajt e parë të vitit zakonisht ka numër më të vogël të kontribuuesve për shkak të raportimeve më të ngadalta dhe të vonuara të punëdhënësve, por gjithashtu edhe për shkak te efektit të sezonalitetit i cili karakterizon fillimin e vitit me aktivitet më të ngadalshmëm ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)