Hashim Rexhepit i vazhdohet paraburgim edhe 60 ditë
Prishtinë, 23 gusht - Hashim Rexhepit i është vazhduar sot masa e paraburgimit edhe për dy muaj. Vendimin e mori një panel prej tre gjyqtarësh i udhëhequr nga një gjykatës ndërkombëtar i Gjykatës se Qarkut në Prishtinë.
Ai aprovoj kërkesën e prokurorisë speciale që ndaj guvernatorit të Kosovës të vazhdohet kjo masë e sigurisë edhe për 60 ditë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësja e EULEX-it Kristina Herodes .
I kontaktuar me telefon avokati i Rexhepit Ram Gashi e ka quajtur këtë vendim të pa drejt dhe ka paralajmëruar ankesë në gjykatën supreme.
Hashim Rexhepi u arrestua me 23 korrik të këtij viti. Ai po hetohet nga prokuroria speciale e Kosovës nën dyshimin për korrupsion.