Harta e Kosovës zgjedhet si "hartë të muajit"
Bruksel, 4 shkurt - Forumi Evropian për Gjeostatistika në bashkëpunim me Eurostat-in e ka përzgjedhur hartën e Kosovës përsëri si "hartë të muajit" gjatë muajit janar 2013.
Duke u bazuar në modelin e ndërtimit të te dhënave në GIS, analizës hapësinore me produkte statistikore dhe vizualizimit në përgjithësi.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në këtë aktivitet e ka prezantuar hartën dhe analizën hapësinore për shtrirjen e vendbanimeve në Republikën e Kosovës, si dhe numrin e udhëtarëve që frekuentojnë Prishtinën si kryeqendër të Kosovës, në raport me distancat rrugore të bazuar në të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë 2011.
EFGS ka filluar se pari bashkëpunimin ndërmjet Instituteve Kombëtare të Statistikave (NSIs) në vendet Nordike në vitin 1998, mbi përdorimin e Sistemeve Informative Gjeografike (GIS) dhe Statistikave.
Në EFGS janë 38 vende anëtare ku ne mesin e tyre është edhe Republika e Kosovës, Eurostat dhe EFGS kanë rregullisht konferenca dhe takime vjetore në lidhje me përdorimin e GIS-it në Statistika.
Misioni i EFGS-së është qe të harmonizoj të dhënat statistikore në GIS në nivel Evropian dhe global të iniciuara dhe të financuara nga Eurostati.