Haradinaj zotohet se do të ndihmojë në rishikimin e buxhetit për KQZ-në
Prishtinë, 15 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka me ekipin e saj.
Daka uroi Kryeministrin për detyrën që ka marrë, duke e siguruar atë që përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit po bëhen në mënyrë efikase.
Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në, që të organizojë zgjedhje të suksesshme edhe në të ardhmen.