Haradinaj: Zhvillimi ekonomik ndër temat më të rënda
Prishtinë, 22 janar - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë sot se kthimi i Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës ka kontribuar përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe se pret që sinergjia e dëshmuar më parë dhe gjatë gjykimit do ti kontribuon qasjes ndryshe të ekonomisë dhe zhvillimit te ardhshëm ekonomik.
Këto komente kreu i Odes i beri pas takimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Rëndësia e Haradinaj dhe opozitës ne përgjithësi është vërtet substanciale qe me vizionin me kritikat dhe me platformën e vet zhvillimore te jete ne funksion te ardhmërisë se Kosovës.\"
\"Një lloj i tillë i dialogimit dhe marrjes se opinionit nga sektori privat sot në OEK besoj qe do ta krijojmë një ardhmëri me te mire, do te krijojmë efekte win-win te përmirësohet ambienti biznesor ne Kosovë, ne rend te pare për bizneset ekzistuese dhe atëherë kur te përmirësohet për bizneset ekzistuese edhe për tërheqjen e investitorëve dhe investimeve te huaja, ka thënë kryetari i OEK-ut duke theksuar se ishte impresive qasja e Haradinaj drejt proceseve zhvillimore ekonomike, drejt avancimit te partneritetit ne sektorin privat dhe mu kjo është ajo qe i duhet ardhmërisë se Kosovës.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se përballja me realitetin ne politike bënë që disa tema janë me te lehta e tema me e vështirë është zhvillimi ekonomik.
Do te vjen koha e dita ku te gjitha te tjerat kane me qene me të lehta se sa hapja e vendeve te punës e sidomos kur dihet se trendet ekonomike nuk janë aq pozitive ne regjion dhe me gjere.\"
\"Pra edhe pse është një teme e vështirë, e rend megjithatë ka lajme te mira. Kosova ka njerëz te suksesshëm afarist, ka një ekonomi e cila edhe pse ne ambient jo te lehte edhe ne situata te renda edhe ne disfavore te mëdha dhe përfshirë marrëdhëniet ekonomike ne regjion e me gjere ka arritur sukses te caktuar, tha lideri i AAK-së.
Ai tha se ka dëshiruar te jetë me ta, me i dëgjuar te gjitha ato halle qe i kane ne mënyrën si punojnë por edhe me ju premtua se e kane një kolege ne vend i cili ka me u interesua direkt me mundësi edhe nga pozicioni i udhëheqjes ne qeveri qe me u zhvillua ekonomia e vendit, pra me u rrit numri i te punësuarve.
Haradinaj tha se me përfaqësuesit e OEK-ut dhe bizneseve është bisedua për shumë tema.
Shumica e tyre po them nuk janë te lehta po jemi optimist qe se bashku do ta arrijmë atë qe e synon çdo qytetar i Kosovës qe është interes edhe i publikut këtë rast i institucioneve por edhe i sektorit privat i sipërmarrësve rritja e te punësuarve, tha ai .