18 Nëntor 2024

Haradinaj vizitoi BSPK-në,në Ditën Ndërkombëtare të Punës

Prishtinë, 1 ma j - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku është pritur nga kryetari Haxhi Arifi, me bashkëpunëtorë.

Kryetari Haradinaj ka thënë se “kjo vizitë në BSPK ka të bëjë me përkushtimin tim dhe të Aleancës në zgjidhjen e çështjeve të shumta me të cilat përballen punëtorët kosovarë, në të gjitha nivelet, me të drejtat e tyre dhe shqyrtimin e mundësive për një të ardhme më të mirë dhe status më të dinjitetshëm të punëtorit në shoqërinë kosovare”.

“Pata mundësinë e mirë që, në këtë ditë, bashkë me kolegët e BSPK-së t’i shqyrtojmë këto tema dhe të arrijmë deri te një konkludim i përbashkët se rregullimi përfundimtar dhe avancimi i statusit të punëtorëve në Kosovë, respektimi i të drejtave të tyre nga punëdhënësit, si dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës është dhe do të jetë një ndër prioritetet tona programore në qeverisjen e ardhshme”, ka thënë kryetari Haradinaj.

Kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, e ka falenderuar kryetarin Haradinaj për vizitën dhe interesimin për sindikatat e punëtorëve të Kosovës, duke thënë se “kryetari Haradinaj është i vetmi nga liderët politikë që vizitoi në ditën Ndërkombëtare të Punës BSPK-në dhe ndau shqetësimet dhe interesimet me ne, ashtu si në vazhdimësi deri më tani”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)